Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Komunet Qytetare Autonome

Qysh më 1350, anzhuinët, të cilët mbanin nën sundimin e tyre Durrësin, u dobësuan aq shumë sa u detyruan të tërhiqeshin duke e ruajtur gjithnjë të drejtën e sovranitetit mbi qytetin. Por me largimin e tyre Durrësi e fitoi autonominë dhe u kthye në një komunë të lirë qytetare. Pas shembjes së Perandorisë Serbe, edhe qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë si Shkodra, Ulqini, Drishti, Tivari, Lezha, Shasi etj., ndonëse vazhduan të mbeteshin nën sundimin e qeveritarëve feudale serbë fituan, diku me shumë e diku më pak, mjaft të drejta për vetadministrimin duke u forcuar edhe ato si komune qytetare autonome (comuna ciovitatis). Kjo u shpreh në rritjen e rolit të këshillit të qytetit. Këshillat administronin si dhe më parë jetën politike e publike të qytetit. Antarët e këshillave, zakonisht 8 ose 10 vetë, zgjidheshin prej kuvendit të aytetarëve një herë në vit. Kuvendi i qytetarëve zgjidhte gjithashtu edhe kolegjin e gjykatësve. Të zgjedhurit e organeve të larta të qytetit u jepte komuneve pamjen e republikave të tipit mesjetar.

Masat e "popullorëve" zakonisht qenë përjashtuar nga pjesmarrja në jetën politike të qytetit. Në disa komune edhe "qytetarët", ku më shumë e ku më pak, qenë përjashtuar prej fisnikëve nga këshilli, ku shumicën e përbënin vetëm fisnikët. Për të siguruar pushtetin, fisnikët mundën të zëvendësonin kuvendin tradicional të qytetarëve me një këshill të madh ku pjesmarrja e "qytetarëve" ishte gjithashtu e kufizuar. Ky këshill i madh zgjidhte këshillin e qytetit, i cili filloi të quhej këshilli i vogël. Rënia e pushtetit në duart e fisnikëve i ktheu komunet në republika aristokratike.

Komunet qeveriseshin sipas statuteve të tyre të cilat në mjaft raste ekzistonin edhe gjatë sundimeve të huaja.
Por ato hynë plotësisht në fuqi pas kthimit të qyteteve të Shqipërisë në komune autonome. Ne sot nuk i kemi tekstet e statuteve të qyteteve të Shqiperisë, por nga njoftimet historike dihet se qytete si Durrësi, Ulqini, Shkodra, Drishti, etj. kishin statute të tilla, të cilat humbën gjatë pushtimit turk. Ato ishin të shkruara në pergamenë dhe ruheshin në pallatin e këshillit të qytetit. Me 1392 statuti i Durrësit u regjistrua në zyrat e Venedikut, i cili e pushtoi qytetin atë vit, kurse më 1398 nja 35 nene të tij, për t'i shpëtuar nga sulmet e feudalëve, durrësakët i fshehën në një manastir.

Komunet qytetare kishin edhe monedhat e tyre, të cilat i shtypnin vetë. Ato mbanin mbishkrimin e qytetit si për shembëll: Civitas Scutariensis (qyteti i Shkodrës), Civitas Drivasti (qyteti i Drishtit), Sovaci Civitas (qyteti i Shasit), Moneta de Dulcino (Monedha e Ulqinit) etj.

Komunet qytetare u detyruan të mbroheshin nga synimet e feudalëve fqinj. Durrësi, për shëmbëll, luftoi disa herë me radhë kundër Karl Topisë, Ulqini e Tivari kundër Balshëve, Lezha kundër Dukagjinit. Shpeshherë, për të shpëtuar të drejtën e vetadministrimit, qytetet detyroheshin t'u paguanin feudalëve tribute të rënda. Megjithatë ato ranë njëri pas tjetrit nën sundimin e feudalëve arbëreshë, të cilët ua respektuan të drejtat. Por nga ana tjetër ata i detyronin komunet qytetare t'ua paguanin tributin e vjetër ose t'u jepnin një pjesë të të ardhurave nga taksat. Tribut merrnin për shëmbëll feudalët Topiaj nga Durrësi, Muzakët nga Berati, Dukagjinët nga Lezha, etj.

Kundër fisnikëve, të cilët i kishin kthyer ose po i kthenin qytetet në republika aristokratike, luftonin të dy shtresat më të ulta. Në disa qytete, si në Ulqin, në sajë të rezistencës së "popullorëve" dhe "qytetarëve", fisnikët nuk mundën t'i përjashtonin ata krejtësisht nga pjesmarrja në drejtimin e qytetit. Këtu merrnin pjesë në kuvendin e qytetarëve që të tria shtresat. Edhe funksionarët do të zgjidheshin nga të tria shtresat: 2 gjykatësit nga fisnikët, 4 kamerarët nga "qytetarët" dhe në detyrat e tjera më të vogla do të zgjidheshin edhe nga "popullorët". Në Durrës, "popullorët" kishin dy përfaqësues në zyrën e policisë së qytetit. Për në Tivar burimet arkivale dëshmojnë një luftë të ashpër e të gjatë klase. Këtu, më 1372, aristokratët, u munduan me një grusht shteti të zëvendësonin kuvendin e popullit me një këshill të madh dhe pushtetin ta kishte në dorë këshilli i vogël. Por popullorët nuk i lanë fisnikët t'ua shkelnin të drejtat dhe kështu, në vend të kuvendit të popullit, u krijuan dy këshilla, ai i fisnikëve dhe ai i "popullorëve". Lufta midis tyre vazhdoi shumë kohë dhe i dha rast Venedikut të ndërhynte e të pushtonte qytetin. Ajo vazhdoi edhe gjatë sundimit venedikas.

Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003