Gjatë shek. XIII-XIV pothuajse
të gjitha kishat e ritit orthodoks e ndërtuan
sipas stilit bizantin, me një planimetri katërkëndëshe
dhe me tavanin me qemere në formë kryqi,
ku me anën e kryqëzimit të harqeve
ngrihet një timban cilindrik ose poligonal me
kubenë relativisht të vogël. Disa nga
këto kisha 4 nga të 20 faltoret orthodokse
që kanë mundur të shpëtojnë,
janë pa kube. Nga kishat më të rëndësishme
dhe më të bukura të kësaj kohe
janë ato që u ndërtuan në shek.
XIV, si kisha u Ristozit në Mborje (Korçë),
e Shën-Mërisë në Kosinë (Përmet),
u Shën-Mërisë në Zervat (Gjirokastër),
e Shën-Mërisë në Zvernec (Vlorë),
e Shën-Mërisë në Maligrad (Prespë),
etj. Kisha të tjera të këtyre shekujve
janë edhe ato që ndodhen brenda e jashtë
kalasë së Beratit. Ndër këto vlen
të përmendet kisha e Shën-Mërise
së Vllahernës dhe e Shën-Triadhës
brenda në kala, të cilat e kanë qëndruar
më tepër se çdo kishë tjetër
besnike kërkesave të stilit bizantin. Një
tjetër kishë me interes artistik është
dhe ajo e Shën-Mërisë së Apollonisë
(në Pojan të Fierit), e cila konsiderohet
u ndërtuar prej perandorit bizantin Andronikut
të II Paleolog. Çatia e hajatit, e shtuar
më vonë, në fillim të shek. XV,
mbështetet mbi shtylla poligonale dhe pilastra
guri gëlqeror me kapitele të veshura me
skulptura groteske dhe ekzotike që nuk ndeshën
në asnjë tjetër kishë orthodokse.
elemente këto të rëna nën ndikimin
e artit romanik.
Gjatë shek. XIII-XIV në Shqipërinë
e veriut u ndërtuan kisha të stilit romanik.
Këto kisha lanë në formën e bazilikave
të vjetra, disa me planimetri në formë
kryqi dhe janë të mbuluara me qemere gjysmë
cilindrikë. Kishat me dimensione të mëdha
kanë nga një kube në mes. Rruga nëpër
të cilën depërtoi ky stil ka qenë
Dalmacia e sidomos Raguza, nga e cila u varën
për mjaft kohë peshkopatat katolike të
Shqipërisë së Veriut. Një nga
kishat më të bukura e më të mëdha
të këtij stili ka qenë kisha katedrale
e Shasit, 22 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë,
e ndërtuar nga fundi i shek. XIII. Sot kjo kishë
është e shembur, prej saj ka mbetur vetëm
fasada me një portë tipike romanike dhe
me një dritare të lartë të stilit
gotik. Një tjetër kishë e bukur e kësaj
kohe është ajo e Shirgjit (30 metra x 10
metra). Ajo konsiderohet si kisha më e bukur
a stilit romanik në krejt Shqipërinë
dhe ia kalonte asaj të Shasit jo vetëm nga
dimensionet, por edhe nga pasuria e elementeve artistike
të brendëshme; ajo ishte e ndarë në
tre anije dhe e pajisur me elemente të pasura
arkitektonikë të stileve romanike e gotike,
si pilastra, harqe me majë, etj. Ajo është
shkatërruar nga lumi Bunë dhe sot kanë
mbetur vetëm gërmadhat e saj. Nga kishat
romanike të këtyre shekujve sot qëndron
në këmbë vetëm kisha e vogël
e Vaut të Dejës (9 metra x 4.1/2 metra),
e ndërtuar në shek. XIII. Mbi portën
kryesore të saj ndodhet një dritare e vogël
dhe e rrumbullakët e tipit të quajtur trendafile,
e cila ishte një nga elementët arkitektonike
më karakteristike të stilit romanik.