Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Arbëria nën sundimin Serb

Masat që morën anzhuinët dhe feudalët arbëreshë nuk ia penguan Stefan Dushanit rrugën e pushtimit të Arbërisë. Më 1343 ai mori Krujën. Pas dy vjetësh mori Beratin dhe, më 1347, me pushtimin e Vlorës dhe Kaninës, sundimi bizantin në Shqipëri i vendosur 9 shekuj e gjysmë më parë, mori fund një herë e përgjithmonë.

Me pushtimet a tij Stefan Dushani përfshiu në shtetin serb pjesën më të madhe të Ballkanit duke krijuar një perandori feudale. Në këto vise mbeten jashtë kufijve të shtetit serb vetëm pak qytete bregdetare.

Stefan Dushani nuk e njohu as formalisht ekzistencën e Mbretërisë së Arbërisë. Por nga ana tjetër ai u përpoq t'i afronte feudalët arbëreshë duke e shpërndarë prona e bashtina të mëdha të feudalëve bizantinë, sidomos në Thesali dhe në Epir. Në Shqipëri vendosi bashtinarë e pronarë serbë, dhe në krye të qyteteve të Shqipërisë vuri qeveritarë serbë. Per të përforcuar pushtetin e feudalëve, përmblodhi në një kanun të drejtën që mbronte marrëdhëniet feudale në prodhim dhe që njihet me emrin "Zakoniku i Stefan Dushanit".

Stefan Dushani bëri gjithashtu një politikë në dobi të kishës së cilës i dhuroi prona dhe privilegje. Me një diplomë të tij, i garantonte peshkopit, klerit dhe fisnikëve të Krujës pronat e tyre, si brenda dhe jashtë qytetit, që ata i gëzonin prej shumë kohësh. Veç kësaj, për ta bërë kishën të pavarur nga Bizanti dhe Roma, Stefan Dushani themeloi patrikanën autonome serbe me qëndër në Pejë.

Stefan Dushani përdori për qëllimet e veta malësorët shqipëtarë, të cilët gjatë gjysmës së parë të shek. XIV po dyndeshin në masë drejt fushave. Ai u dha leje të vendoseshin në Thesali duke i vënë në konflikt me popullsinë dhe me feudalët grekë. Ai krijoi edhe reparte ushtarake, ku merrnin pjesë me shumicë arbëreshë.

Qëndrat kryesore të Perandorisë Serbe, të Stefan Dushanít u bënë Prizreni dhe Shkupi. Feudalët serbë i kishin përforcuar tani pozitat a tyre si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Por megjithëse procesi i kolonizimit serb në këto krahina, i përkrahur nga shteti serb mori përpjesëtime të gjëra. Popullsia shqiptare vazhdoi të qëndronte duke i bërë ballë këtij presioni. Dokumentet flasin tani më shpesh jo vetëm per barij shqiptarë që shtegtojnë nga malet në zonat fushore por edhe për fshatarë bujkrobër dhe bile për fshatra të tëra shqiptare. Të tilla katune dhe fshatra shqiptare ose bujkrobër të veçantë shqiptarë iu dhuruan nga mbretërit serbë dhe në mënyre të veçantë nga Stefan Dushani manastireve të Prizrenit, Deçanit (pranë Pejës), Tetovës etj. Gjurmat e shqiptarëve i gjejmë deri në Preshevë, Shkup e Shtip.

Perandoria serbe nuk qëndroi gjatë në këmbë. Feudalët e nënshtruar joserbë, midis të cilëve edhe feudalët shqiptarë, përfituan nga rasti i vdekjes së Stefan Dushanit (1355) si dhe nga grindjet që plasën pas vdekjes së tij në Perandorinë Serbe, dhe u bënë të pavarur duke krijuar shtete më vehte të cilat lulëzuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIV.

Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003