Me gjithë shtypjen e kryengritjes,
shkaqet që e shtynin fshatarësinë të
rrëmbente armët nuk u zhdukën. Fshatarët
ishin gati të bashkoheshin me çdo lëvizje
që drejtohej kundër perandorisë. Kjo
u dha mundësi strategëve dhe dinatëve
të themës së Durrësit ta shfytëzonin
këtë pakënaqësi të masave
fshatare për qëllimet e tyre kundër
pushtetit qëndror perandorak.
Dukët e Durrësit bashkë me dinatët
e mëdhej të themës bënin pjesë
në radhët e aristokracisë provinciale
ushtarake. Si gjithë aristokracia provinciale
bizantine edhe këta synonin ta merrnin vetë
në dorë pushtetin qëndror dhe t'i jepnin
fund sundimit të perandorëve që mbështeteshin
vetëm në burokracinë feudale të
kryeqytetit.
Në shek. XI, dukët e Durrësit qenë
nga aristokratët më të fuqishëm
të Perandorisë. Njëri prej tyre, Gjergj
Maniakes, që njëkohësisht një
nga gjeneralët bizantinë më të
shquar të kohës. Ky kishte korrur suksese
të mëdha në Azi të Vogël
(1031) dhe në Itali (1038-1040) kundër arabëve.
Më 1042 ndodhej akoma duke luftuar në Itali,
kur në Kostandinopojë, pas një kryengritje,
u kurorëzua perandor Kostandin Monomaku. Gjergj
Maniakesi, i pakënaqur nga ky ndryshim, filloi
kryengritjen, duke u shpallur vehten perandor. Në
shkurt 1043, me trupat që i qëndruan besnike,
zbarkoi në Durrës. Me Maniakesin e bashkuan
arhondët (dinatët) dhe banorët e themës
të cilëve u kishte premtuar uljen e taksave.
Kronisti bizantin Mihail Ataliati na njofton se midis
kryengritësve kishte edhe arbëreshë.
Në krye të ushtrive kryengritëse,
Maniakesi marshoi drejt Konstandinopojës. Rrugës,
përpara se të arrinte në Selanik, u
ndesh në Ostrovo me ushtritë e perandorit.
Në përpjekjen e parë ushtritë
kryengritëse e fituan betejën por pak më
vonë ato u mundën. Maniakesi vetë gjeti
vdekjen në këtë përpjekje.
Një kryengritje tjetër e tillë shpërtheu
me 1007, e udhëhequr edhe këtë radhë
nga duka i Durrësit, Nikifor Brieni. Edhe ky
synonte kurorën perandorake. Por nuk pati sukses.
Në ushtrinë kryengritëse të N.
Prienit, krahas bullgarëve e grekëve, morën
pjesë përsëri arbëreshët.
Më 1080, pa u shtypur mirë kryengritja
e N. Brienit, pasardhësi i tij, Vasilaqi nga
Paflagonia, organizoi një kryengritje të
re. Edhe ky e shpalli vehten perandor. Bashkë
me kryengritësit, Vasilaqi u nis nga Durrësi
në drejtim të Selanikut, por në përpjekje
me ushtritë e perandorit bizantin, e thye.
Edhe duka tjetër i Durrësit, Gjergj Monomakatos,
i cili zuri vendin e Vasilaqit, filloi të përgatiste
një kryengritje tjetër. Ai arriti të
krijonte lidhje me Milial Bodinin, princin serb të
shtetit të Dioklesë që ishte krijuar
në veri të Shqipërisë. Por planet
e tij u penguan nga ngjarjet e vitit 1081, nga ardhja
në fuqi e Aleks Komnenit dhe nga ekspedita e
normanëve në tokat e Shqipërisë.
Megjithëse ishin të drejtuara nga feudalët
bizantinë, këto kryengritje kanë rëndësi
për historinë e Shqipërisë sepse
dëshmojnë gadishmërinë e popullit
arbëresh për të zhdukur zgjedhën
e sundimit të rëndë bizantin. Ataliati
thotë se arbëreshët të cilët
dikur qenë aleate të perandorisë, tani
u bënë kundërshtarë të saj.
Fakti që në udhëheqje të këtyre
kryengritjeve nuk dilnin akoma feudalë arbëreshë
dëshmon se pozitat e tyre ishin relativisht,
të dobëta.