Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Kryengritjet e Arbëreshëve (1257-1258)

Megjithëse Arbëria e humbi për disa dhjetra vjet pavarësinë, ajo mbeti gjithnjë si unitet politik më vehte. Grigor Kamona vazhdoi të sundonte këtu për disa kohë. Më 1253 përmendet në Arbëri një sundimtar tjetër me emrin Gulam, dhëndëri i Grigor Kamonës, i cili si duket e kishte trashëguar sundimin e vendit me anën e martesës së tij me bijën e Komnenës dhe Grigorit.

Princit Gulam, sundimtarit të Arbërisë iu drejtua Joan Vataci me letra dhe premtime, për ta bindur që të braktiste Mihalin eII dhe të lidhej me të.

Frytet e kësaj veprimtarie diplomatike u dukën kur filloi lufta me Epirin. Gulami i Arbërisë, i cili po drejtohej me trupat e veta për në Kostur në ndihmë të Mihalit të II, më 1252 kaoi në anën e Nikesë, po kështu u bashkuan me nikeanët feudali i Kosturit, Mihal Glava, si dhe krahinat e Devollit të madh e të vogël.

Mihali i II, i thyer, u detyrua të tërhiqej në malet e Epirit dhe të bënte paqe me nikeanët. Ai u lëshoi këtyre një varg qytetesh në Maqedoni dhe hoqi dorë nga Arbëria. Pas disa vjet perandori i ri i Nikesë, Theodhori i II Laskari, mundi t'i shkëpuste Despotatit të Epirit edhe qytetin e rëndësishëm, Durrësin. Qytetet që hynë nën sundimin nikean morën nga perandorët një varg privilegjesh që i siguronin bujarisë dhe klerit si dhe qytetarëve pronat dhe lirimin nga disa tatime. Të tilla privilegje i u lëshuan në mënyrë të veçantë qytetit të Krujës më 1253 dhe 1255. Por Perandori i Nikesë e pushtoi Arberinë dhe si duket nuk e njohu Gulamin si princ pasi këtu u emerua komandant perandorak feudali bizantin Kostandin Habaroni.

Gjendja e re që u krijua në Arbëri nuk qe e qëndrueshme. Feudalët vendës të pakenaqur nga rimëkëmbja e sundimit bizantin, filluan të anonin përsëri nga despoti i Epirit. Mihali i II. Fshatarët u ngritën në masë kundër feudalëve grabitqarë të Nikesë. Historiani Gjergj Akropoliti. i cili shërbente në këtë kohë si kryekomandant i forcave bizantine në Maqedonì, kur përshkruan në veprën e tij ngjarjet e Arbërisë, thotë se në këtë kryengritje populli arbëresh mori pjesë si një i tërë. Shenjat e para të pakënaqësisë filluan të çfaqeshin që në vjeshtën a vitit 1257. Gjergj Akropoliti me forcat e veta u detyrua të përshkonte gjithë Arbërinë prej Ohri në Durrës dhe prej këndej nëpër Kunavi, në Mat a Dibër, për të bindur krerët e vendit dhe për të vendosur qetësinë. Por, posa u kthye në Maqedoni, në pranverë të vitit 1258, kryengritja shpërtheu haptazi. Komandanti bizatin, Kostandin Habaroni, u zu rob. Brenda një kohe të shkurtër kryengritja përfshiu gjithë vendin. Garnizonet bizantine u asgjusuan. Mihali i II i Epirit e shfrytëzoi rastin për të filluar nga ana e vet veprimet luftarake kundër nikeanëve.

Ushtria bizantine që qëndronte në Maqedoni u nda dysh. Ndërsa njëra pjesë u caktua të vepronte në Maqedoni, pjesa tjetër, e komanduar nga Akropoliti, u nis për në Arbëri. Duke u nisur nga Dibra, ushtria bizantine mezi mundi të përparozte drejt Ohrit, sepse pengohej kudo nga veprimet e kryengritësve që kishin zënë shtigjet. Vetëm pas luftimesh të rrepta Akropoliti mundi të shtinte në dorë qytetin e Ohrit. Prej këndej ai nisi një kolonë për në viset e brendëshme të Arbërisë, por shpejt kjo u gjend e rrethuar dhe në rrezik të zhdukej nga kryengritësit. Vetëm pasi i erdhën në ndihmë forca të reja ajo mundi të çante rrethimin dhe të shpëtonte duke u larguar nga Arbëria. Kryengritësit sulmuan edhe Durrësin, por kjo fortesë a madhe, e mbrojtur mirë, mundi të qëndronte. Kryengritja vazhdoi gjatë gjithë verës. Vetëm me ndihmën a ushtrive të reja, të sjella nga Azia e Vogël, kryengritja në Arbëri mundi të shtypej, më në fund, pas luftimesh të rrepta. Akropoliti përmend ndër të tjera luftën e ashpër që u zhvillua përpara qytetit të Devollit, i cili u dorëzua vetëm pas një rrethimi që u kushtoi bizantinëve humbje të rënda. Fakti që kryengritësit u bashkuan me despotin e Epirit, i dha këtij mundësinë të zhvillonte me sukses luftimet në Maqedoni dhe të pushtonte atë deri në Vardar. Në qytetin Prilep (Perlep) ai mundi të zinte rob edhe vetë Akropolitin.

Por fitorja e Mihalit të II ishte e përkohëshme. Regjenti dhe perandori i mëvonshëm i Nikesë, Mihali i VIII Paleologu, grumbulloi forca të reja kundër Epirit. Gjendja e vështirë në të cilën ndodhej despotati i dha mundësi feudalëve serbë të shtriheshin për disa kohë deri në Dibër dhe feudalëve të Italisë së jugut të fillonin përsëri politikën e pushtimeve në bregdetin lindor të Adriatikut. Mbreti Manfred, nga shtëpia Hohenshtaufen, që sundonte në Italinë e jugut si bir i perandorit gjerman, vuri dorë mbi Sopotin (Borshin), Butrintin dhe Korfuzin. Manfredi përfitoi pastaj nga kërkesa për ndihmë që i bëri atij Mihali i Epirit. Midis tyre u lidh një aleancë ushtarake kundër nikeanëve që u përforcua me martesën e së bijës së despotit me Manfredin. Si prikë këtij iu dorëzuan me 1258 dhe qytetet kryesore të bregdetit shqiptar: Durrësi, Spinarica, Berati, Vlora. Forcat e bashkuara të Mihalit të II të Epirit dhe të Manfredit i dolën përballë më 1259 ushtrisë nikeane, por u thyen rëndë afër Manastirit. Maqedonia, Fpiri dhe Arbëria kaluan përsëri nën sundimin e Nikesë, i cili nuk vazhdoi shumë. Pas kryengritjes së popullsisë greke, arbëreshe e vllahe që shpërtheu kundër perandorit të Nikesë për shkak të dëmeve të mëdha që kishin pësuar nga ushtritë e tij, Mihali i Epirit mundi të mbronte një pjesë të despotatit. Por kur Mihali i VIII Paleologu ripushtoi më 1261 Kostandinopojën dhe mëkëmbi përsëri Perandorinë e vjetër Bizantine, despoti i Epirit u detyrua të shpallte vehten vasal të perandorit bizantin, aq më tepër që aleati i tij Manfredi nuk mundi ta ndihmonte më. sepse u fut në një konflikt të rëndë me papën e Romës. Që nga kjo kohë Despotati i Epirit e humbi rëndësinë si një shtet i pavarur. Tokat e tij u ngushtuan në kufijtë e vjetër të themes së Nikopojës.

Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003